This is the Trace Id: 7f3526b8b6e8d94af3146933b1b90440
Kapërce te përmbajtja kryesore Azure Copilot Windows Surface XBOX Outlook Accessories Microsoft AI Microsoft Security Azure Dynamics 365 Microsoft 365 for business Microsoft Power Platform Windows 365 Developer Center Documentation Microsoft Learn Microsoft Tech Community Microsoft Marketplace Visual Studio Software companies View Sitemap

Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip

Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip mbështet një ndërfaqe të përdoruesit në gjuhën shqipe për shumë programe të Microsoft Office 2010.

E rëndësishme! Përzgjedhja e një gjuhe më poshtë do të ndryshojë në mënyrë dinamike përmbajtjen e plotë të faqes në atë gjuhë.

  • Versioni:

    1

    Data e publikimit:

    16.2.2024

    Emri i skedarit:

    languageinterfacepack-x86-sq-al.exe

    languageinterfacepack-x64-sq-al.exe

    O14LipHelp-sq-al.chm

    Madhësia e skedarit:

    16.0 MB

    17.6 MB

    210.0 KB

    Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip mbështet një ndërfaqe të përdoruesit në gjuhën shqipe për:
    • Microsoft Office Excel 2010

    • Microsoft Office OneNote 2010

    • Microsoft Office Outlook 2010

    • Microsoft Office PowerPoint 2010

    • Microsoft Office Word 2010
  • Sistemet e mbështetura operative

    Windows 7, Windows Vista, Windows XP Service Pack 2

    • Kërkohet softueri: Çdo paketë ose kopje e pavarur e Microsoft Office 2010 që përmban një ose disa nga aplikacionet vijuese: Excel, OneNote, Outlook, PowerPoint ose Word.
    • Kërkohet hapësirë në disk: Përveç hapësirës së diskut të ngurtë të përdorur nga programet e instaluara aktualisht të Office 2010, kërkohet 20 megabajt (mb) e hapësirës së diskut në dispozicion.
  • Për të instaluar këtë shkarkim:
    1. Shkarko skedarin LanguageInterfacePack.exe duke klikuar butonin Shkarko (sipër) dhe duke ruajtur skedarin në hapësirën e ngurtë të diskut.
    2. Kliko dy herë skedarin e programit LanguageInterfacePack.exe në diskun tënd të ngurtë për të nisur programin e instalimit.
    3. Ndiq instruksionet në ekran për të përfunduar instalimin.
    4. Sapo të instalohet, skedari Lexomë për paketën e ndërfaqes së gjuhës të Microsoft Office 2010 mund të gjendet në C:\Skedarët e programit\Skedarët e zakonshëm\Microsoft i përbashkuar\OFFICE14\LCID\LIPread.htm
    5. Nuk mbështetet përmirësimi i Office 2007 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2007 apo edicionit të mëparshëm të Office 2010 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2010. Nëse dëshiron të përmirësosh instalimin bazë të Office 2007 në Office 2010 me paketën e ndërfaqes së gjuhës të Office 2010, duhet të:
      • Çinstalosh Office 2007 Language Interface Pack.
      • Ekzekutosh instalimin e Office 2010 dhe zgjedhësh opsionet e përmirësimit.
      • Kur të përfundojë instalimi i Office 2010, instalo dhe konfiguro Office 2010 Language Interface Pack.


      • Aktivizimi i produktit të Office:
      • Nëse ke pengesa për të lexuar të gjithë kodin e instalimit në dialogun "Microsoft Office Activation Wizard" ose nëse i gjithë kodi i instalimit nuk afishohet si duhet kur përdor Microsoft® Office Language Interface Pack 2010, anulo ekspertin dhe kalo te produkti yt në anglisht për të aktivizuar produktin tënd të Microsoft Office.


    Instruksionet për përdorim:

    Për të kaluar Ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip, ndiq këta hapa:

    1. Lësho Preferencat e gjuhës të Microsoft Office 2010 nga menyja Nis\Të gjitha programet\Microsoft Office\Veglat e Microsoft Office.  
    2. Nën Zgjidh gjuhët e afishimit dhe të ndihmës, nën Afisho gjuhën përzgjidh gjuhën e kërkuar dhe kliko në butonin Vendos si të parazgjedhur.  
    3. Nën Zgjidh gjuhët e redaktimit, zgjidh gjuhën e kërkuar dhe kliko në butonin Vendos si të parazgjedhur.  
    4. Kliko butonin Në rregull.  

    Parametrat e gjuhës të cilat i ke përzgjedhur do të kenë efekt herën tjetër që do të nisësh aplikacionet e Office.
    Shënim: Ndihma nuk mund të kalojë në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip. Ndihma do të mbetet gjithmonë në gjuhën e instalimit origjinal.
    Vendose gjithmonë ndihmën e afishimit në listën me lëshim poshtë në gjuhën bazë.

    Për të larguar këtë shkarkim:
      Ndiq këta hapa në edicionin e Windows XP Home ose atë Profesional:
    1. Braktis të gjitha programet.
    2. Kliko dy herë ikonën Shto ose largo programe në Panelin e kontrollit të Windows.
    3. Kliko Microsoft Office Language Interface Pack 2010 në kutinë Programet e instaluara aktualisht pastaj kliko butonin Largo.  
    4. Ndiq instruksionet në ekran.

      Ndiq këta hapa në Windows Vista ose Windows 7:
    1. Braktis të gjitha programet.
    2. Kliko dy herë ikonën Programe dhe tipare në Panelin e kontrollit të Windows.
    3. Në opsionin Çinstalo ose ndrysho një program,   Microsoft Office Language Interface Pack 2010– Shqip në kutinë Programet e instaluara aktualisht pastaj kliko opsionin Çinstalo.  
    4. Ndiq instruksionet në ekran.



    Nëse nuk mund të shikosh përmbajtjet e skedarit CHM, pasi ta shkarkosh, mund të ndjekësh hapat e mëposhtëm, të cilët do të të ndihmojnë të shikosh përmbajtjet:
    1. Hap dosjen ku shkarkove skedarin CHM.
    2. Kliko me butonin e djathtë mbi CHM dhe përzgjidh "Vetitë" nga menyja e shfaqur.
    3. Në skedën "Të përgjithshme" kliko butonin "Zhblloko" dhe më pas kliko butonin "Në rregull".
    4. Kliko dy herë mbi skedarin CHM dhe tashmë do të jesh në gjendje të shikosh përmbajtjet e tij.